Policia e Shtetit nxjerr ne ankand makinat e konfiskuara, ja si do veprohet
Mjetet e konfiskuara nga Policia e Shtetit do të shiten në ankand publik.
Ministria e Brendshme ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj për trajtimin dhe administrimin e makinave, skafeve, motorëve të ujit dhe mjeteve të tjera rrugore e të lundrimit që janë konfiskuar nga Policia e Shtetit.
Aktualisht, në strukturat vendore të Policisë së Shtetit dhe në pikat e ndalimit administrativ të mjeteve rrugore gjenden 16.445 mjete, rreth 8.440 prej të cilave janë mjete rrugore që...